Rama akuzon Qeverinë për dështimin e “Sunny Hillit”: Marrëveshja ka qenë që të rishikohet çdo tre vjet

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 12:01 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për zhvendosjen e Festivalit “Sunny Hill” në Tiranë, raporton Ekonomia Online.

Sipas Ramës, vendimi i tillë i shkaktuar kryekëput nga zvarritjet e Qeverisë, “do t’i shkaktojë dëm kryeqytetit në kulturë, turizëm, në zhvillimin ekonomik dhe në imazhin e vet të përgjithshëm”.

Përparim Rama në një konferencë për medie ka thënë se “Sunny Hill” ka kaluar në Tiranë për shkak të zvarritjeve të Qeverisë.

“Sunny Hill” nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë. Ky është në lajm dëshpërues për kryeqytetin por edhe për gjithë Kosovën. “Sunny Hill” festival i takon Kosovës, i takon Prishtinës, i takon të rinjve dhe të rejave tona që me padurim e kanë prit edicionin e sivjetmë. Arsye pse ky festival mbahet në Tiranë, është se institucionet qendrore kanë tentuar vazhdimisht të hyjnë kompetencat e kuvendit komunal ky festival është zhvendosu në Tiranë është për shkak krye këput të zvarritjeve të Qeverisë dhe në kompetencat e kryetarit të komunës. Për fat të keq për çështje të tilla janë bërë për poenë politikë që të tentohet që vendimin ta rikthejnë në Kuvend kundër vullnetit të shumicës së asamblesë e cila përfaqëson vullnetin e sovranit në Prishtinë”, tha Rama.

Rama thotë se “numri 99” është ai që i ka penguar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. “Numrin 99 nuk e kam sjell unë, por e kam gjet këtu”.

“Qeveria ka qenë në dijeni për marrëveshjen. Kontrata parasheh që për tre vjet me radhë nëse s’mbahet festivali për çfarëdo arsye, prona i kthehet Komunës. Hapësira e dhënë në shfrytëzim gjatë gjithë vitit do të jetë park publik i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës. Komuna do të ketë dispozicion 60 ditë në vit për organizim të festivaleve të tjera. Sa po të nënshkruhej kontrata, Komuna do ta krijonte organin mbikëqyrës. Në marrëveshje ka qenë rishikimi çdo tre vjet. Në 25 vjet, prapë rishikohet dhe mund t’i kthehet Komunës”, ka thënë Rama në konferencë për media të enjten.

Ai u shpreh se është paraparë që profiti i kryeqytetit nga ky festival sivjet të ishte rreth 12 deri në 15 milionë euro.

Të ngjashme