Ekonomia Online
FUNDIT

Rama dhe BERZh institucionalizuan bashkëpunimin nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Kredisë

Rama dhe BERZh institucionalizuan bashkëpunimin nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Kredisë

Ju njoftojmë se, Banka Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim ofron kredi të butë në shumën prej 5 milionë euro, të komplementuar nga një grant investimi në shumën prej 1 milion, për të asistuar në implementimin e projektit “Korniza e Qyteteve të Gjelbra – Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prishtinë”, dhe njëkohësisht të mobilizojë […]

Ju njoftojmë se, Banka Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim ofron kredi të butë në shumën prej 5 milionë euro, të komplementuar nga një grant investimi në shumën prej 1 milion, për të asistuar në implementimin e projektit “Korniza e Qyteteve të Gjelbra – Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prishtinë”, dhe njëkohësisht të mobilizojë një grant teknik me një shumë prej 315.000euro për implementimin e elementeve të caktuara të projektit.

Sot, Kryetari Rama me BERZh institucionalizuan bashkëpunimin nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Kredisë për implementimin e këtij projekti, i cili ka për qëllim investimin në masat për efiçiencën e energjisë në ndërtesat publike (kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor primar) duke përmirësuar dhe ndërruar sistemet e ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dyerve dhe dritareve më efiçiente.

Komuna e Prishtinës është tejet e përkushtuar për të shtyrë përpara projekte të cilat janë në harmoni me ruajtjen e ambientit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e energjisë efiçiente, për të zvogëluar nivelin e ndotjes së ajrit në Kryeqytet dhe më gjerë.

Të bashkëlidhura i gjeni edhe fotografitë e ngjarjes.

Të ngjashme