Rama e Musliu shohin nga afër pastrimin e thellë të rrugës “Muharrem Fejza”

Prishtinë | 28 Maj 2022 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu për se afërmi shohin pastrimin e thellë të rrugës “Muharrem Fejza”.

Tutje, Rama tha se janë duke punuar intenzivisht edhe në përpilimin e rregullores për të caktuar oraret e qarkullimit të furnitorëve dhe automjeteve me peshë të rëndë.

Postimi i plotë:

Pamë sot nga afër pastrimin e thellë të rrugës “Muharrem Fejza” bashkë me Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Ilirik Musliu.

Punëtorët e Ndërmarrja Publike “Hortikultura” vazhdojnë të bëjnë një punë fantastike në kultivimin e hapësirave të gjelbra dhe mbjelljen e luleve !

Jemi duke punuar intenzivisht edhe në përpilimin e rregullores për të caktuar oraret e qarkullimit të furnitorëve dhe automjeteve me peshë të rëndë për të liruar trafikun dhe hapësirat përreth.

Të ngjashme