Rama e pret në Prishtinë profesorin e tij të cilin e quan “hero të dizajnit”

Prishtinë | 12 Mar 2023 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka pritur në kryeqytet mentorin e tij, prof Ian Ritchie.

Rama ka lavdëruar punën e profesorit të tij, duke e quajtur si ”heroin e dizajnit“.

”Puna e profesor Ritchie-t është e rrënjosur në ndarjen e vlerave njerëzore, përtej dobisë dhe estetikës, duke inkurajuar arkitektët të mendojnë për rolin shpirtëror të arkitekturës në sferën publike për të përmirësuar cilësinë e jetës“, ka shkruar ndër tjerash Rama në Facebook, të dielën.

Rama kishte një dhuratë për profesorin e tij.

”Në shenjë vlerësimi dhe admirimi për veprën e jetës së tij, ia dhuruam Hyjneshën në fron“, ka shkruar ndër tjerash.

Përparim Rama kishte kandiduar për kryetar të kryeqytetit duke premtuar se ekspertizën e tij do ta përdor për të zgjidhur shumë probleme të urbanizmit në Prishtinë.

Të ngjashme