Rama e Sadiku i dorëzojnë QKMF-së pajisje në vlerë prej mbi 283 mijë euro

Prishtinë | 03 Kor 2023 | 15:09 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka blerë pajisje mjekësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në vlerë prej mbi 283 mijë euro, raporton Ekonomia Online. Dorëzimin e tyre e bërën kreu i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Me blerjen e këtyre pajisjeve, kryetari Rama tha se do të ofrohen shërbime më të mira për pacientët.

“Kemi marr tash një numër të madh të aparaturave të cilat do të shfrytëzojmë në sektorin primar. Gjithë ky transformim i kryeqytetit, i shërbimeve duke u fokusuar në sektorin primar është duke ndodhur, kemi aparatura me kosto afër 300 mijë euro, e cila do të shpërndahet në QKMF në pjesë të ndryshme të kryeqytet”.

“Ultrazërat janë shërbimi i pari në sektorin primar në kryeqytet por edhe gjithë vendin. Do të fillojmë së shpejti që ta bëjmë këtë në të gjitha QKMF. Kjo do t’i ndihmojë shumë gjithë nivelit shëndetësor, për arsyeje se qytetarët do ta mund ta marrin këtë shërbim në sektorin primar pa pas nevojë të shkojnë në atë sekondarin apo terciarin për t’i marrë këto shërbime, kjo është përmirësim i kushteve në të gjitha nivelet. Kjo është risi për kryeqytetin, Kosovën”, tha Rama.

Rama ka folur edhe për mundësinë e digjitalizimit të QKMF-së, raporton EO.

“Kjo për fat keq, përkundër faktit se si kryetar jam munduar ta shtyjë përpara, ne kemi arrit deri tek një pikë, por kjo është e ndërlidhur edhe me nivelin qendror në aspektin e SISH-it i cili ende nuk është i gatshëm, pra duhet ndërlidhur sistemin primar me atë sekondar dhe terciar. Për fat të keq ende nuk e kemi prej nivelit qendror. Po ashtu ka të bëjë me çështjen e informatave të cilat janë sensistive, që kemi mundësinë më shty qysh tash, por është e kontrolluar nga niveli qendror dhe për këtë shpresoj së bashku me ministrin e Shëndetësisë të mund ta shtyjmë këtë proces sa më shpejte. Sepse mënyra si bëhet sot marrja e informatave është e shekullit të kaluar. Por, jemi duke punuar që ta shtymë këtë sa më shpejtë. Duhet me pas shtyje prej nivelit qendror qe të na lejojnë edhe ne, i kemi fondet e gatshme”, tha mes tjerash Rama.

Edhe drejtori, Sadik Izeti tha se do të angazhohen në trajnimin e stafit të QKMF-së, nga profesionistë shëndetësorë në mënyrë që qytetarët të kenë mundësinë ultrazërin ta bëjnë në QKMF.

Me këto para janë blerë; 200 Tensionmetra, 5 Ultrazëra për përdorim gjeneral, 11 Tavolina multifunksionale, 2 Numërues hematologjik, 2 Analizues biokimik me sistem të hapur, 10 EKG- elektrodiagram, 70 copë glikometër, 10 Turbina stomatologjike, 120 Pulksosimetra për tavolina, 50 Otokop/Oftalmoskop, 230 Stetoskopë, 10 Kundërkënde stomatologjike, 4 Pajisje elektronike për kompresion të gjoksit 3 tek RKP.

Të ngjashme