Rama i pakënaqur me kompanitë e pastrimit: Në bashkëpunim me FSK-në e shkollat synojnë pastrimin e qytetit dy herë në vit

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 16:34 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se pastërtia në kryeqytet nuk është në nivelin e duhur, ndërsa fajtor për këtë e ka bërë kompaninë “Pastrimi” dhe “Hortikulturën”, raporton Ekonomia Online.

Derisa ka vizituar njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacak në parkun Universitar, në mes të “Kishës Ortodokse Serbe” dhe Fakultetit të Edukimit, ka parë nga afër atë pjesë të mbuluar nga mbeturinat.

Me këtë rast, ai ka thënë se do të organizojnë pastrimin e qytetit dy herë në vit, në bashkëpunim me FSK-në dhe shkollat.

“Po kjo pjesë gjithsesi se duhet të pastrohet, nuk jam i kënaqur me pastrimin me kompaninë “Pastrimi” po ashtu me “Hortikulturën”. Jemi në proces e sipër të ristrukturimit për me marr këtë aspekt me përgjegjësinë më të madhe për me pastru Prishtinën. Jemi duke i organizuar edhe dy data gjatë vitit ku në bashkëpunim me FSK-në e shkollat, do bëjmë pastrimin e qytetit edhe në zona rurale edhe në zona urbane dy here në vit. Duhet të kem edhe bashkëpunim me gjithë qytetarët e Prishtinës për moshudhjen e mbeturinave”, tha Rama.

Të ngjashme