Rama nga Vlora: Ata janë në panik sepse drejtësia e re po vjen

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Teksa protestuesit në Tiranë po mësynin godinën e kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama nga Vlora, tha se aksioni i opozitës vjen për shkak të frikës nga drejtësisë e re. Rama kishte edhe një përgjigje për akuzat e artikuluar nga Kryetarja e LSI për blerje të votave.

“Na tregon ne doktoresha blerjen e votës, nëse ka në Shqipëri një fabrikë që ka blerë votën dihet se kush është, na tregojnë ne kanabisin, ata janë vrasësi që bërtet kapeni vrasësin. Ata janë në panik, ata votë nga populli nuk marrin dot dhe kanë hallin tjetër që drejtësia e re po vjen dhe shumë prej tyre do të përgjigjen para drejtësisë”, tha Rama. / Gazeta Shqip/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme