Rama: Nuk do të ketë më listë të pritjes për mamografi – shërbimi do të ofrohet në kohë reale

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Nga sot, nuk do të këtë listë të pritjes për mamografi – kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Përmes një shkrimi në Facebook, Rama tha se shërbimi do të ofrohet në kohë reale.

“Një lajm shumë i mirë për Kryeqytetin! Nuk do të ketë më listë pritjeje për mamografi, shërbimi ofrohet në kohë reale në QKMF dhe QMF – V”.

“Me stafin e QMF-së , identifikuam nevojat dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që vazhdimisht të përmirësojmë shërbimet për qytetarët”, shkroi Rama.

Mamografia për efekt kontrolli rutinë rekomandohet – për të zbuluar ndryshime të gjirit te femrat të cilat nuk shfaqin shenja, simptoma apo anomali të tjera të gjoksit.

Qëllimi i këtyre kontrolleve është të zbulojë kancerin përpara shfaqjes së dukshme të shenjave klinike madje rreth dy vite para shfaqjes së tyre.

Të ngjashme