Rama përsërit: Asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Sqarimin për protestuesit e “Unazës së madhe”, kryeministri shqiptar Edi Rama kishte njoftuar se do ta bënte nga Parlamenti, por sërish nuk ka pritur deri në fillimin e punimeve të seancës plenare.

Pasi foli një ditë më parë nga takimi i bashkëqeverisjes në Kryeministri, mëngjesin e kësaj të enjteje e ka nisur me një postim në rrjetin social Facebook, sërish për banorët e zonës së “Astirit”, që preken nga projekti i “Unazës së Re”.

“Me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në ‘Unazën e Re’, ku ndër ata që e quajnë veten në ‘proces legalizimi’ janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja”, shkruan kryeministri Rama.

MIRËMËNGJES 🙂dhe me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në "proces legalizimi", janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s'ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë 😊

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 21. November 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme