Rama publikon momentin e shpëtimit të aplinistes që mbeti e bllokuar në Vlorë (VIDEO)

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një video ka treguar për efikasitetin e ekipit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës, të cilët shpëtuan alpinisten 31 vjeçare, transmeton Ekonomia Online.

“#Respekt? e mirënjohje pilotëve dhe ekipit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës që në kohë rekord e në një terren të pamundur ia dolën të kryenin me sukses këtë operacion shpëtimi të alpinistes 31 vjeçare”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook, duke ia bashkangjitur edhe një video të momentit të shpëtimit të alpinistes.

Përndryshe, ekipi mjekësor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore ka bërë të mundur transportimin e një alpinistje 31-vjeçare e cila ishte bllokuar prej tre orësh në malin e Çikës në Vlorë.

Marrja e pacientes është bërë në një terren shumë të vështirë.

Ajo ka pësuar një traumë kranike, VLC të fytyrës dhe traumë të baçinit.

Alpinistja u trajtua nga ekipi mjekësor dhe më pas u shoqërua në spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se gjendja e saj mjekësore është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ky është postimi i Ramës i bashkangjitur me VIDEO:

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1013578552161488/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme