Rama pyetet nga studentët rreth planit urban: Jemi duke e analizuar situatën dhe parametrat

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur një fjalim motivues para studentëve të universitetit amerikan në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë fjalim, Rama ndau eksperiencën e tij dhe njëkohësisht u dha studentëve këshilla rreth suksesit.

Ai u pyet edhe rreth planit urban të qytetit, me ç’rast Rama tha se janë ende duke e analizuar situatën dhe parametrat.

“Plani urban është shumë i rëndësishëm dhe i përfshin te gjithë qytetarët”.

“Kemi marrë shumë parametra. Vetëm 27% përdorin makina, mirëpo duhet ta gjejmë balancin mes hapësirave publike për vetura dhe ato për qytetarë”, u shpreh ai.

Të ngjashme