Rama: U kthye vullneti i qytetarëve të Kryeqytetit dhe legjitimiteti i përfaqësuesve të tyre

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë se Asambleja Komunale mbajti sot një seancë shumë të rëndësishme, në të cilën u kthye vullneti i qytetarëve të Kryeqytetit dhe legjitimiteti i përfaqësuesve të tyre.

“Kuvendi, me 27 vota, shkarkoi Kryesuesin e deritanishëm, i cili akt ishte i domosdoshëm si mesazh për të gjithë ata që interesat personale i vendosin para interesave të përgjithshme të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.

“I përgëzoj asambleistët e Kryeqytetit të cilët rikonfirmuan shumicën demokratike qeverisëse, të cilët me votë të lirë anuluan vendimet e seancës së kundërligjshme të 8 qershorit”.

“Askush nuk mund ta ndalë punën e madhe që po e bëjmë me ekipin për transformimin e #Prishtinës tonë”, ka theksuar Rama.

Të ngjashme