Rama viziton shitësit në Tregun e Gjelbër, u premton kushte dinjitoze

Prishtinë | 25 Kor 2022 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka larguar sot nga rruga shitësit afër Tregut të Gjelbër.

Pas aksionit, kryetari Përparim Rama bashkë me drejtorin e Inspeksionit Florim Dushi kanë vizituar Tregun e Gjelbër, ku kanë premtuar kushte dinjitoze për shitësit.

“Tregu duhet të ofrojë kushte dinjitoze për të gjithë shitësit. Sot, bashkë me drejtorin e Inspeksionit, z. Florian Dushi, vizituam Tregun e Gjelbër, në të cilin është ndërmarrë aksioni për lirimin e hapësirave përreth, si dhe pastrimin e tyre nga mbeturinat e grumbulluara”, shkroi Rama.

Ai falënderoi të gjithë shitësit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin që treguan.

Të ngjashme