Rama: Vrasja e 15-vjeçarit s’ka qenë në shkollë, siguria në institucionet shkollore është në rritje

Prishtinë | 01 Mar 2022 | 14:23 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur lidhur me rastin ku një 15-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e therjes me thikë në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur jashtë shkollës dhe se ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur aty.

Ndërsa sa i përket sigurisë në shkolla, i pari i kryeqytetit ka thënë  për Ekonomia Online se është në nivel dhe është duke shkuar në ngritje.

“Faktikisht siguria është në nivel tashmë vetëm se është në ngritje. Kemi pasur takime edhe me policinë e po ashtu edhe me drejtoritë e shkollave kështu që aspekti i sigurisë është me rëndësi shumë të madhe dhe përmirësimi i saj është në ngritje e sipër. Pra kjo nuk ka ndodh në shkollë, ka ndodh jashtë në rrugë pra për këtë arsye  po them se policia është në hetuesi e sipër. Ngushëllime familjes. Shpresojmë që këto gjëra nuk do të ndodhin. Do të bëjmë çmos që t’i parandalojmë”, ka thënë Rama.

“Është rast tragjik se çka ka ndodh në rrugë në lagjen e “Kodrës së Trimave” sot ku një i ri 14-15 vjeçar ka humb jetën për shkak që dikush tjetër e ka therur. Policia na kanë lajmëruar dhe janë në hetime e sipër. Unë me këtë rast dëshiroj t’i shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe sapo të marrim informata shtesë prej policisë normal që e dimë edhe çka ka ndodh sepse për momentin nuk e dimë çka ka ndodh. Pra ka qenë jashtë shkollës, në rrugë në Vranjefc”, ka thënë Rama.

Të ngjashme