Ramosaj falënderon Fondacionin humanitar “Avni Hyseni” pasi dha 3000 eurove për trajtimin e Kanun Musshabanaj

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Ditë më parë Komuna e Decanit ka organizuar aksion për grumbullimin e mjeteve për shërimin e Kanun Musshabanaj, të cilit i nevojiten mijëra euro. Me këtë rast, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se Fondacioni humanitar “Avni Hyseni” në krye me drejtorin e fondacionit Adnan Hyseni, kanë dhuruar shumën prej 3000 eurove për trajtimin e Kanun Musshabanaj.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi ne Facebook, me ç’rast e ka falënderuar Hysenin.

Postimi i plotë i tij:

Fondacioni humanitar “Avni Hyseni” në krye me drejtorin e fondacionit z.Adnan Hyseni, kanë dhuruar shumën prej 3000 eurove për trajtimin e Kanun Musshabanaj.
I falënderojmë përzemërsisht për ndihmën e dhënë!
BR

Të ngjashme