Ramosaj merr pjesë në panairin e Praktikës Profesionale: Mundësi që nxënësit të shohin nga afër profilet dhe mundësitë praktike

Deçan | 29 Pri 2022 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka marrë pjesë në Panairin e Praktikës Profesionale, të organizuar nga Shkolla e Mesme Profesionale “Tafil Kasumaj” i organizuar në kuadër të programit “Java e dyerve të hapura”.

Ai ka thënë se qëllimi i këtij panairi është që semimaturantët të kenë mundësinë të shohin nga afër profilet dhe mundësitë praktike të cilat i ofron kjo shkollë.

Postimi i plotë i tij:

Sot kisha kënaqësinë të isha pjesë në Panairin e Praktikës Profesionale, të organizuar nga SH.M.P “Tafil Kasumaj”, panair ky i organizuar në kuadër të programit “Java e dyerve të hapura”.

Qëllimi i këtij panairi është që semimaturantët të kenë mundësinë të shohin nga afër profilet dhe mundësitë praktike të cilat i ofron SH.M.P “Tafil Kasumaj”.

E falënderoj drejtorin e shkollës, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët për punën e mrekullueshme dhe nxënësve iu urojmë suksese!

Të ngjashme