Ramosaj përkujton dëshmorët e demonstratave të vitit 1989

Deçan | 28 Mar 2022 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka përkujtuar dëshmorët Ismet Qorraj, Sali Hadergjonaj, Mujë Mehmeti dhe Agim Kukleci, të cilët vdiqën në demonstratat e 28 Marsit të vitit 1989.

Ai ka thënë se po atë ditë u plagosën qindra njerëz dhe shumë demonstrues.

“Sot, nderojmë dhe përkujtojmë me respekt, 28 Marsin e vitit 1989, ku nën demonstratat e organizuara në mbrojtje të identitetit tonë, ranë dëshmorë Ismet Qorraj, Sali Hadergjonaj, Mujë Mehmeti dhe Agim Kukleci. Po atë ditë, u plagosën qindra njerëz dhe shumë demostrues. Kujtojmë lavdinë e betejës te “Ura e Pozharit” ku ranë dëshmorë Elez Geci dhe Maxhun Berisha. Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e rënë për liri”, ka shkruar ai.

Të ngjashme