Ramosaj pret në vizitë Koloninë e Artistëve Rajonal

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se ka pritur në vizitë Koloninë e Artistëve Rajonal, me të cilët bisedova rreth artit të pikturës.

Ai u shpreh mirënjohës pasi pranoj dhuratë një pikturë nga piktori mitrovicas Skënder Idrizi, “një pikturë e bukur me tematikë nga horizontet e Trepçës”, u shpreh Ramosaj.

Postimi i plotë:
Në peizazhin e bukur të Grykës së Deçanit, prita në vizitë Koloninë e Artistëve Rajonal, me të cilët bisedova rreth artit të pikturës.

Deçani ka disa vite që organizon një minikoloni me disa artistë vendorë dhe nga Shqipëria,e në këtë takim u bisedua që ky aktivitet të zgjerohet në nivel kombëtar si ngjarje e rëndësishme artistike.
Në këtë takim ishin këta piktorë: Musë Prelvukaj, Azem Gashi, Nezir Ramosaj, Skënder Idrizi, Haxhi Kastrati, Zymer Mulliqi, Vullnet Begolli dhe Idriz Berisha-Xhixhi.
Jam tejet i nderuar dhe mirënjohës për dhuratën e pranuar nga piktori mitrovicas Skënder Idrizi, një pikturë e bukur me tematikë nga horizontet e Trepçës.


Të ngjashme