Ekonomia Online
FUNDIT

Ramosaj u prinë të rinjve, ngjiten në atraksionin turistik “Via Ferrata” për nder të 23-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Deçanit

Ramosaj u prinë të rinjve, ngjiten në atraksionin turistik “Via Ferrata” për nder të 23-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me të rinjtë e kësaj komune janë ngjitur në atraksionin turistik “Via Ferrata” për nder të 23-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Deçanit. Kështu ka bërë të ditur Ramosaj nëpërmjet një njoftimi në rrjetin e ti social Facebook, ku u shpreh se kjo ngjitje u bë […]

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me të rinjtë e kësaj komune janë ngjitur në atraksionin turistik “Via Ferrata” për nder të 23-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Deçanit.

Kështu ka bërë të ditur Ramosaj nëpërmjet një njoftimi në rrjetin e ti social Facebook, ku u shpreh se kjo ngjitje u bë për të nderuar kështu luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e njëkohësisht për të promovuar më së miri bukuritë e rralla të bjeshkëve tona!

“Sot bashkë me të rinjtë e Deçanit, jemi ngjitur në atraksionin turistik “Via Ferrata” për nder të 23-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Deçanit, për të nderuar kështu luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e njëkohësisht për të promovuar më së miri bukuritë e rralla të bjeshkëve tona!”, ka shkruar Ramosaj.

Të ngjashme