Ramosaj uron fëmijët për 1 Qershorin

Deçan | 01 Qer 2022 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj, i ka uruar të gjithë fëmijët që të kenë shëndet, edukim  e arsimin.

Ai me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka organizuar një në program dedikuar fëmijëve. “ Kënaqësia më e madhe të shoh buzëqeshjet në fytyrën e tyre engjëllorë, tek sa festonin ditën më të bukur të tyre!

Uroj nga zemra të keni fëmijëri të lumtur, e të shëndetshme, me edukim, e arsimim, e të jeni shembulli dhe krenaria jonë!. Urime 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”, ka shkruar Ramosaj.

Të ngjashme