Raportet e tensionuara me PSG-në, Verratti mund të rikthehet në futbollin italian

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Marco Verratti mund të largohet nga Paris Saint Germain pas 11 viteve qëndrim në kryeqytetin francez.

Mesfushori italian është një nga lojtarët kryesorë të parisienëve që nga ajo kohë, por kohët e fundit marrëdhënia e tij me PSG-në është ftohur.

Marrëdhënia e Marco Verrati me klubin francez ka filluar të kriset në javët e fundit dhe kjo për shkak të gabimit që bëri ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve.

Verratti është i zhgënjyer nga kritikat e mëdha që ka marrë nga tifozët, derisa askush nga klubi nuk ka dalë ta mbrojë atë.

Calciomercato ka raportuar se Juventusi po mundohet ta shfrytëzojë këtë situatë dhe ta rikthej mesfushorin në futbollin italian.

30-vjeçari ka kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2026, por Zonja e Vjetër do të tentojë transferimin e tij në këtë verë pasi mesfushori është një nga dëshirat kryesore të Massimiliano Allegrit.

Mbetet të shihet nëse do të rregullohen raportet mes klubit dhe lojtarit, apo Verratti do të largohet nga ‘Parc de Princes’ pas 12 viteve qëndrim. /Telegrafi/

Të ngjashme