Rasti i Ahmet Beqirit, shkelja e radhës që po i’u bëhet shqiptarëve në Luginë

Prishtinë | 06 Dhj 2023 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Ardita Sinani kryetare e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Preshevë dhe këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka njoftuar për një shkelje të radhës që i është bërë shqiptarëve që jetojnë në Luginë.

Sipas Sinanit, ka mbi një muaj që Ahmet Beqirit , i cili plotëson çdo kriter që kërkohet për punësim në stacionin policor të Preshevës, refuzohet nga i njejti me arsyetimin që “për momentin nuk kemi nevojë për punëtor”, e në anën tjetër në dy javët e fundit në stacionet tjera policore janë pranuar 162 polic të rinj.

Kjo pavarësisht se Ahmeti është i riu i vetëm shqiptar nga Presheva që i ka të përfunduara studimet bazë, studimet master dhe specializimin në Akademinë e Kriminalistikës në Beograd.
E Ahmet Beqiri, për kohën sa kishte punuar në stacionin policor të Preshevës me kontratë në afat të caktuar si referent, kishte vlerësimin e popullatës shqiptare në Preshevë”. Ka shkruar Sinani.

Të ngjashme