Ratkoceri: Ndërhyrja e kryeministrit Kurti ka qenë fatale për aleancën shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 08 Shk 2024 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Arben Ratkoceri ka thënë që Aleanca për Shqiptarë po hyn në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut më e përçarë se kurrë.

Ratkoceri ka thënë që ndërhyrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka qenë fatale për këtë aleancë.

“Dëmi më i madh që u është bërë shqiptarëve të Maqedonisë aktualisht është përçarja e Aleancës për Shqiptarë”, ka thënë Ratkoceri në Info Magazine.

“Vetëm t’jua kujtoj, ka qenë partia kryesore opozitare dhe më besoni, njëra nga partitë me potencialin më të madh intelektual që e kemi pasur këtu në Maqedoni, edhe shpresa ka qenë që nëse do të ndërrohej BDI e lodhur ndonjëherë e vetmja parti ndoshta me një farë forme në bazë të potencialit që kishte por edhe një përvoje do të kish mundur ta zëvendësojë”.

Të ngjashme