Reagojnë naftëtarët: Nuk po e shesim naftën 30 cent më shtrenjtë

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 10:55 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çmimi i naftës në Kosovë është më i lirë në rajon, pos Maqedonisë e cila ka akcizën 10 cent më të lirë.

Sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, janë të pavërteta lajmet se në Kosovë po shitet nafta 30 më shtrenjtë, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, reagoi duke i quajtur të rreme këto lajme.

“U lansua kinse nafta po shitet 30 cent më shumë  se në  regjion kjo s’është e vërtetë. Ne regjion në përgjithësi janë më shtrenjtë përveç Maqedonisë. Shteti maqedon qe po thonë pse e ka me lirë ne jemi më të lirë ne rajon sepse Maqedonia e ka akcizën 10 cent me lirë. Ne rregullatori kyçja në rrugë jemi i vetmi shtet që paguajmë kyçje në rrugë”, tha Berjani.

Ndërsa Latif Kryeziu nga Al Petrol dhe Shell tha se për çmimet e shtrenjta po ndikon edhe akciza dhe pagesa për kyqje në rrugë.

“Kur është çështja te çmimet në  përgjithësi unë po them se faktorët që ndikojnë janë mbi 15 ne kemi akcizën e limituar fikse. Ne kemi licenca të vetmit në rajon jo vetëm pikat të paguajmë por edhe  për deponi edhe për kyçje në rruge për rryme ne jemi padrejtësisht. Ne betohemi kurrë s’ka marrëveshje, Prej këtu e ftojmë autoritet e konkurrencës që të hetojë”, tha Kryeziu, raporton EO.

Hajdar Hajdari përfaqësues i Alfa Trade tha se të gjithë ata që duan informata për çmimet e naftës, duhet të konsultohen së pari me shoqatën.

“I lutem ata që dëshirojnë  të kenë informata të naftës të konsultohen së pari me ne dhe jo të paraqesin çmime jo të sakta tek publiku”, tha Hajdari.

Përndryshe, gjatë të enjtes edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, të kryesuar nga Fadil Berjani, kryetar i shoqatës.

Haradinaj, ka shprehur interesimin institucional për çmimin e derivateve në tregun e naftës, duke u bërë thirrje naftëtarëve të kenë kujdes karshi qytetarëve.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, e njoftuan kryeministrin për sfidat që ka kjo shoqatë, por edhe për çmimin e derivateve, duke numëruar edhe pengesat administrative dhe ligjore me të cilat përballet ky treg, siç janë mungesa e ligjit për naftën, mungesa e depove doganore dhe taksa për kyçje në rrugë, pengesa këto që ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin e tregut.

Të ngjashme