Real Madridi bën gati 350 milionë euro për Neymarin

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 08:57 | Nga

350 milionë euro, ka është i gatshëm të ofrojë Reali për Neymarin.

Real Madridi është duke shpresuar që ta marrë Neymarin nga Paris Saint-Germaini dhe që klubi francez ta lë brazilianin të largohet, është duke përgatitur 350 milionë euro (307mln funte/411mln dollarë), raporton the Sun, transmeton Gazeta Express.

Kjo e përditshme raporton se ka spekulime se pas 1 shtatorit, kontrata e lë Neymarin të largohet nga PSG-ja për 300 milionë euro, por për ta marrë atë, duhet të presë deri në merkaton e janarit.

Reali nuk e do këtë, dhe duan t’i shtojnë edhe 50 milionë të tjera për ta marrë sa më parë.

Megjithatë, ka pasiguri nëse të dy, Neymar dhe Cristiano Ronaldo, mund të bashkëjetojnë me pagat e tyre masive.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme