Reali ta thyejë bestytninë “e pilotëve”

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 12:30 | Nga

Real Madridi i ka fituar të tri finalet e Ligës së Kampionëve në katër vjetët e fundit, pasi që ka udhëtuar në një aeroplan që është drejtuar nga stafi i njëjtë.

Ky staf i kishte sjellë ata në Lisbonë më 2014, në Milan më 2016, si dhe në Cardiff më 2017.

Sipas gazetës spanjolle AS, Juan Ramon Bonet, Alejandro Buxonat dhe Rosa Delia Sosa, nuk do ta fluturojnë skuadrën madrilene në Kiev të Ukrainës.

Kjo pasi që kampioni në fuqi i Evropës do të fluturojë në aeroplan më të madh, e që Bonet dhe ekipi i tij nuk janë të kualifikuar që ta drejtojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme