Rektori Hajrizi merr pjesë ne takimin e radhës të Komisionit Evropian

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 09:58 | Nga

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi do të marrë pjesë në takimin e radhës të Komisionit Evropian, që do të mbahet në Trieste të Italisë.

Kjo pjesëmarrje e rektorit Hajrizi financohet nga Komisioni Evropian.

Në këtë takim do të diskutohet mbi financimin dhe menaxhimin e parqeve shkencore dhe teknologjike, për rëndësinë e themelimit dhe zhvillimit të tyre, si dhe për rolin që mund ta kenë në zhvillimin ekonomik, arsimor e teknologjik, teksa synim kryesor do ta ketë zhvillimin e praktikave më të mira dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet institucionet më të suksesshme në botë.

UBT është i vetmi institucion në Kosovë e Shqipëri, që e ka ndërtuar parkun e vet shkencor të inovacionit dhe teknologjisë, një ekosistem në vete, i cili njëherësh është edhe i vetmi institucion i pranuar në IASP, që është rrjet ndërkombëtar i parqeve shkencore dhe fushave të inovacionit, misioni i të cilit është ofrimi i kontributit në zhvillimin ekonomik kombëtar dhe botëror, nëpërmjet inovacionit, ndërmarrësisë dhe transferimit të dijes e teknologjisë.

UBT mbetet lider në ofrimin e cilësisë dhe praktikave më të mira në edukim, shkencë, teknologji, ndërmarrësi dhe inovacion.
Rezultatet e treguara gjate këtyre 16 viteve ekzistence në robotikë, në teknologji të informacionit dhe në ndërmarrësi përmes inkubatorit të vet, që është i vetmi në kuadër të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, pastaj rezultatet e treguara përmes qendrës për Inovacion dhe qendrave tjera të kompetencës, e tani së fundi edhe në fushën e mjekësisë, ka bërë që UBT dhe Kosova tanimë të jenë të integruara në shumicën e instancave dhe organizmave profesionalë dhe shkencorë në botë, të njihet, por edhe të kontribuojë bashkërisht me të tjerët në gjenerimin e dijeve të reja, duke rritur cilësinë e jetës në përgjithësi.

UBT, me 500 persona në staf akademik e profesional, së bashku edhe me 250 universitete partnere, kanë krijuar një rrjet të dijes trasndisciplinare e unike për Kosovën, por edhe për tërë Ballkanin Perëndimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme