Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, kryendeshja Chelsea – Borussia Dortmund

Prishtinë | 07 Mar 2023 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Sot në orar në kuadër të Ligës së Kampionëve zhvillohen dy ndeshje. Vëmendja kryesore është në stadiumin ‘Stamford Bridge’, aty ku Chelsea pret Dortmundin.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy gjigantëve evropianë përfundoi 1:0 në favor të ekipit gjerman.

Andaj, në këtë përballje sot ‘Blutë’ e Londrës do kërkojnë përmbysjen e rezultatit.

Një gjë të tillë do ta kenë mjaft të vështirë londinezet, pasi Dortmundi po kalon në një periudhë të mirë këtë vit.

Ndeshja ndërmjet tyre fillon nga ora 21:00.

Takimi i dytë për ditën e sotme është ai në mes Benfica – Club Brugge.

Skuadra portugeze janë pothuajse me një këmbë në çerekfinale, pasi në ndeshjen e parë ndaj klubit belg kanë fituar 2:0.

Edhe ky takim zhvillohet nga ora 21:00, në ‘Estadio de Luz’.

Të ngjashme