Rita Ora me koncert madhështor në Tiranë

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 11:21 | Nga

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, pas gjashtë vjetësh larg Shqipërsië do të bëjë rikthimin e saj me një koncert madhështor.

Siç është theksuar nga ”Jo vetëm modë”, ylli botëror ka pranuar se do argëtojë me performancë madhështore fansat shqiptarë në Tiranë, saktësisht më 3 qershor, njofton Klan Kosova.

Rita Ora dha spektakël të mahnitshëm edhe në sheshin e Prishtinës dy muaj më parë kur dhe po shënohej 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Përveç Ritës, sipas tvklan, do ketë dhe artistë të tjerë të njohur botërorë shqiptarë të cilët do ndalojnë në Tiranë për një koncert madhështor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme