Rita Ora vazhdon të publikojë imazhe joshëse me bikini nga xhirimet e klipit

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Ajo ka vendosur që këngën e saj të re, ta publikojë me klip të premten.

Dhe Rita Ora dukej tejet joshëse në një seri fotografish nga prapaskenat e xhirimeve të klipit, për këngën e saj të re “You For Me” me DJ britanik, Sigala, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 30 vjeçare, ka ngacmuar imagjinatën e fansave me publikimin e fotografive të ndryshme, ku shfaqet me bikini të kuqe duke u shëtitur në një pishinë.

Ajo dukej e bujshme ndërsa tregonte linjat e përsosura të trupit.

Bikinit e saj të kuqe kishin një detaj të madh trëndafili në pjesën e përparme, i cili nxirrte në pah këmbët e saj të holla.

Për të përfunduar ansamblin plotësisht të kuq, ajo mbante një palë syze dielli të mëdha, buzëkuqin e kuq të markës së saj dhe u mbrojt nga dielli me një ombrellë.

Në një çast tjetër, Rita ishte fotografuar e veshur me një kapele të kuqe noti, që mesa duket do të jetë një nga skenat më interesante të klipit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme