Ronaldo mund ta përfundojë karrierën te Al-Nassr, ku pritet do t’i ofrohet rinovimi edhe pas moshës 40 vjeçare

Prishtinë | 24 Jan 2023 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Te Al-Nassr besojnë se mund ta bindin Cristiano Ronaldon që ta përfundojë karrierën te klubi saudit, ku ai do t’i ketë mbushur 40 vjet në vitin 2025 kur edhe i skadon kontrata.

Superylli portugez kaloi në elitën e futbollit të Arabisë Saudite me një marrëveshje nga e cila përfiton rreth 200 milionë euro në vitin.

Dhe sipas ESPN, zyrtarët e Al-Nassr besojnë se ku do të jetë klubi i fundit në karrierën mbresëlënëse të CR7, teksa planifikojnë t’ia vazhdojnë kontratën edhe pas vitit 2025.

Autoritet e futbollit saudit planifikojnë të përfitojnë nga prania e Ronaldos në aspektin e promovimit, prandaj do të dëshironin ta mbajnë sa më gjatë për shkak të ndikimit të tij të madh jashtë fushe.

37-vjeçari debutoi në fitoren prej 1-0 kundër Ettifaq të dielën, megjithëse nuk pati ndonjë paraqitjet për t’u lëvduar. Trajneri Rudi Garcia e paralajmëroi skuadrën që ta heqë nga mendja prezencën e superyllit në fushë.

Të ngjashme