Nis rregullimi i shëtitores përgjatë Sitnicës në Vushtrri – investohen 180 mijë euro, projekti përfundon për 90 ditë

Vushtrri | 31 Gus 2022 | 13:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me investim të Komunës së Vushtrrisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZhR), të mërkurën është përuruar fillimi i punimeve përgjatë lumit Sitnica në Vushtrri, raporton Ekonomia Online.

Vlera e këtij projekti është 180 mijë euro, ndërsa gjatësia e shëtitores do të jetë rreth katër kilometra.

Punimet, të të mërkurën, vizituan kreu i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se krahas këtij projekti, ka sqaruar se MZhR-ja ka ndarë 120 mijë euro, ndërsa komuna 45 mijë euro.

“Po fillon këtu projekti i shëtitores përgjatë lumit Sitnica, me gjatësi 3 kilometra e që është një projekt i përbashkët me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. MZhR-ja ka participuar me pjesën më të madhe me 120 mijë euro ndërsa ne me afër 45 mijë euro. Kjo shëtitore do të jetë në shfrytëzim të qytetarëve”.

Idrizi ka paralajmëruar gjithashtu rregullimin e parkut kryesor në këtë qytet.

“Biseduam me ministrin që ta hartojmë edhe një projekt që të bëhet parku kryesor i qytetit që është një sipërfaqe me mbi 4 hektarë. Në vitet në vijim mendojmë ta realizojmë”, tha Idrizi.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, tha se dikasteri që ai e drejton do të bashkëfinancojë edhe një projekt tjetër në këtë komunë, raporton EO.

“Qeveria e Kosovës vazhdon të mbështesë projekte të cilat janë të kategorisë së investimeve kapitale. Ne si Ministri në këtë projekt participojmë me 120 mijë euro”.

“Është një projekt që banorët e Vushtrrisë do të bëjnë aktivitete, ndërsa do të jetë edhe një projekt i ndërlidhur me këtë”, tha Damka.

Nga punëkryesi, Idrizi e Damka morën premtime se projekti do të përfundojë brenda 90 ditëve.

Të ngjashme