Rrokulliset vetura në Prishtinë, shtatë të lënduar

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00 e kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Tirana në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar shtatë persona. Të njëjtit ishin duke qarkulluar me automjetin i cili ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar, duke u rrokullisur në fund të rrugës, pjese e rrugës kjo e cila është e ndaluar për qarkullim për shkak te punimeve”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme