Ekonomia Online
FUNDIT

Rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë do të mbyllet për më shumë se një muaj

Rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë do të mbyllet për më shumë se një muaj

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rruga “Xhorxh Bush” do të mbyllet për qarkullim nga data 26 nëntor deri më 8 janar të vitit 2023. Sipas njoftimit të komunës të mërkurën, mbyllja do të bëhet për shkak të përgatitjeve për dekorimin e qytetit. “Festat e fundvitit po afrojnë. Komuna e Prishtinës po fillon […]

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rruga “Xhorxh Bush” do të mbyllet për qarkullim nga data 26 nëntor deri më 8 janar të vitit 2023.

Sipas njoftimit të komunës të mërkurën, mbyllja do të bëhet për shkak të përgatitjeve për dekorimin e qytetit.

“Festat e fundvitit po afrojnë. Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme