Rukiqi: Oda, zë i fuqishëm për mbrojtjen e bizneseve

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 13:59 | Nga Tirana Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se  kompania HIB ka dhënë kontribut të madh në sektorin e tregtisë, naftës dhe hotelerisë në Kosovë.

Rukiqi ka qëndruar në këtë kompani, në kuadër të turit të vizitave të tij nëpër biznese, pak ditë pasi ka marrë postin e Shefit të OEK-ut, raporton Ekonomia Online.

“ Ne, si Odë Ekonomike e Kosovës, përmes kësaj vizite, duam t’i përçojmë tri  mesazhe. Mesazhi i parë është se Oda do të ketë kujdes të veçantë për kompanitë serioze siç është kompania HIB”.

“Oda do të vlerësojë dhe i bën thirrje edhe institucioneve tjera t’i vlerësojë kompanitë që i japin kontributin më të madh për mirëqenien e qytetarëve, duke kontribuar në buxhet dhe Oda do të jetë zë i fuqishëm për mbrojtje të bizneseve, sidomos kur ato ballafaqohen me probleme”.

“ Tash, është vështirë me i komentu mendimet gjyqësore, mirëpo po ballafaqohen me shume padrejtësi, me shumë tendenca, të cilat, pastaj, edhe mund të dëmtojnë në kuptim juridik dhe të imazhit, ne jemi për t’i mbrojtur imazhin, sidomos duke e ditur kontekstin e problemeve me të cilën ballafaqohet kjo kompani ndër vite me procese gjyqësore, i cili nuk ka rezultu pozitiv”, tha Rukiqi, raporton Ekonomia Online.

Pronari i HIB Petrol, Ibrahim Bucaliu, falënderoi kryetarin Rukiqi për përzgjedhjen e kompanisë HIB, në mesin e kompanive, për vizitat e para në mandatin e tij.

“Besoj që oda ekonomike do të jetë zëri  mbrojtës i bizneseve dhe nuk dyshoj në punën e juaj”, tha Bucaliu.

Të ngjashme