Safet Gjici dënohet me 2 vjet burgim për “shpërdorim detyre”, Alma Kaçi 1 vit për “prostitucion”

Prishtinë | 07 Shk 2024 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici është dënuar me 3 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi i ulet në dy vite.

Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Ndërkohë, për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion.

Safet Gjici sipas SPAK ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkiakut.

Para shpalljes së vendimit, Safet Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit. Ai akuzoi Abedin Orucin se e sulmoi që të zaptonte pronat e bashkisë.

“Unë kam marrë dënimin më të madh, është dënimi moral. Iu kërkoi falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”, tha Gjici, i cili akuzoi Oruçin se i publikoi videon intime.

LEXO EDHE: “Alma Kaçi më bashkëpunëtorin e saj më dhanë substancë narkotike”- Dëshmia e Safet Gjicit në sallën e gjyqit: Pasi e bëri videon, ajo ia nisi…

NJOFTIMI I PLOTE:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Safet Gjici, i akuzuar për veprën penale“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal dhe të pandehurës Alma Kaçi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 41/128 Regjistri themeltar, datë datë 07.02.2024 vendosi:

deklarimin fajtor të të pandehurit Safet Gjici për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Safet Gjici me 2 (dy) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Safet Gjici fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme.

Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Safet Gjici i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.

Deklarimin fajtore të të pandehurës Alma Kaçi, lidhur me kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 parg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e saj në bazë të kësaj dispozite me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Alma Kaçi me 1 (një) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurën Alma Kaçi fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të vuajtjes së dënimit për femra.

Lidhur me provat materiale disponohet sipas kërkesës së Prokurorisë.

Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe ato gjatë gjykimit ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Tiranë, më datë 07.02.2024

DËSHMIA E SAFET GJICIT

“Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Orucin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri të sheshit para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij.

Këtë gjë e provova në bazë të dokumenteve në kadastër që ajo tokë nuk ishte e Abedin Orucit. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë. Po ashtu unë nuk kam lejuar që Abedin Oruci të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit.

Po ashtu me Orucin kam pasur edhe përplasje fizike ditën që ka qenë Kukës ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin, 5 akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorinë e Kukësit por kanë arritur që t’i pushojnë. Konflikti mes nesh ka qene i hapur dhe ai e paguajti Alma Kaçin në shenjë hakmarrje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e Bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme.

Ai ka qene 1 vit e ca ne kërkim për çështjen e ndërtimeve pa leje. Abedin Oruçi me ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë skam pas asgjë personale kam bërë vetëm detyrën. Kush me ka dhënë substancë narkotike Alma Kaçi me bashkëpunëtorin e saj pse këtë fakt nuk e heton prokuroria. Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Orucit, pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizatë terroriste. Ku është premtimi qe i kam bere unë Alma Kaçit për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë qe ajo kishte komuniku me Orucin. Une i thashë shko tek zëvendësi i Almës, por ajo as aty nuk e dorëzoi.

Ne buxhetin e 2023 ne nuk kishim te parashikuar një gjë ë tillë fond për qentë. Ata me sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë pa leje dhe të përvetësojnë token. Unë kam marre dënimin më të madh. Dënimi është moral u kërkoj falje familjareve të mijë dhe qytetareve të Kukësit (u përlot). Oruci donte që të iki unë dhe të vinte ne zbatim projektet e tij, shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zaptuar pronat e bashkisë. Abedin Oruci ndër vite ka pas 25 çështje penale. Unë kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj”, ka thene Gjici.

Të ngjashme