Samiti i Berlinit në Tiranë, mbi 2 mijë persona do të përkujdesen për sigurinë

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Sot në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë do të nis Samiti i Berlinit. Mbrëmë kanë mbërritur edhe delegacionet e para.

Policia e Shtetit, bëri të ditur se mbi 2 mijë persona do të përkujdesen për sigurinë.

“Për sigurinë e Samitit janë angazhuar 1604 punonjës të Policisë së Shtetit, 400 punonjës të Gardës së Republikës dhe 200 punonjës të Policisë Bashkiake Tiranë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme