SBAShK: Shkollat i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Prishtinë | 23 Jan 2024 | 15:18 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), Vjollca Shala, ka thënë për Ekonomia Online se shkollat kanë bërë të gjitha përgatitjet që nesër të fillojë gjysmëvjetori i dytë për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar.

Ajo ka thënë se nga informacionet që kanë nga kryetarët e komunave, shkollat janë të gatshme që nesër të fillojë mësimi.

Shala tha se në Kosovë është duke u eksperimentuar me arsimin parauniversitar, kjo pasi ndryshimeve të pushimeve për nxënësit.

“Nesër do të filloj gjysmëvjetori i dytë për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar. Nga informacionet që i kemi nga kryetarët e SBAShK-ut nëpër komuna janë bërë të gjitha përgatitjet që nesër të fillojë mësimi i gjysmë-vjetorit 2023/24”, tha ajo.

“Edhe pse në vazhdimësi po eksperimentohet i gjithë arsimi në Kosovë, e veçanti ai paraunversitar, tani po eksperimentohet pushimi dimëror ngase po ndryshojnë datat, gjatësia e pushimeve dimëror, pranveror”, tha ajo për EO.

Shala: Kërkojmë nga institucionet që të punohet më tepër me të miturit për të parandaluar rastet e vrasjeve si rasti i 18-vjeçarit në Podujevë

Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala, duke komentuar rastin e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu nga Podujeva, i cili ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar dhe më pas e rrah për vdekje me shufra metalike, tha se institucionet duhet që të punojnë më shumë me të miturit me qëllim që të mos të ndodhin raste të tjera të tilla.

“SBAShK e gjykon dhe është kundër këtyre sjelljeve të këtyre të miturve. Kërkohet të punohet më tepër me këta të mitur, në veçanti nga ana prindërve. Por edhe mësimdhënësit, edhe Ministria e Arsimit, edhe drejtoritë komunale të Arsimit dhe të gjithë aktoret që janë të përfshirë në arsim, duhet të punojnë më tepër me të miturit, me qëllim që të mos të na ndodhin raste të tjera të tilla sikur ky rast që ishte me të vërtet një rast shqetësues dhe shumë i hidhur për gjithë popullin e Kosovës”, tha ajo.

Të ngjashme