Së paku 13 të vrarë nga shpërthimi në një kolegj të Krimesë

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Së paku 13 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga shpërthimi në një kolegj të Krimesë – rajon i Ukrainës, i aneksuar nga Rusia.

Zyrtarët thanë se një “pajisje eksplozive e paidentifikuar” shpërtheu në kolegjin teknik në qytetin Kerç, ku rusët kanë ndërtuar një urë midis Krimesë dhe Rusisë.

Raportet fillestare sugjeruan se shpërthimi ishte një lloj eksplodimi me gaz.

Por, një zyrtar i rojes kombëtare ruse tha se incidenti është një “akt i qëllimshëm terrorist”.

Sergei Melikov tha se shpërthimi është shkaktuar nga një pajisje e improvizuar eksplozive.

“Njësitet e rojes kombëtare kanë arritur në skenën e aktit të terrorizmit”, tha ai për agjencinë Interfax.

Një zyrtar lokal tha se shunica e viktimave janë studentë të kolegjit teknik.

Hetuesit lëshuan një deklaratë, duke thënë se një pajisje eksplozive e mbushur me “objekte metalike” ka shpërthyer në zonën e ngrënies.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme