Së paku pesë të vrarë e dhjetëra të plagosur në një shpërthim në Tikrit

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Të paktën pesë persona u vranë dhe 16 u plagosën sot në një shpërthim bombash në qytetin irakian Tikrit, tha policia irakiane.

Shpërthimi shkatërroi edhe 12 makina në afërsi dhe forcat e sigurisë mbyllën shumicën e rrugëve në Tikrit për të parandaluar incidente të tjera, raporton Reuters.

Tani për tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe agjencia kujton se sulme të tilla janë të rralla në Tikrit qëkur grupi terrorist, i ashtuquajturi Shteti Islamik, pësoi humbjen në Irak në 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme