Sejdiu: Le të mbahet mend kjo ditë si dita kur provuan të kallin Kosovën

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 22:47 | Nga

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka shkruar në Facebook se kjo ditë duhet të mbahet mend nga populli si dita kur provuan të kallin vendin.

Krejt kjo sipas tij, për të përfituar personalisht dhe për t’i ikur përgjegjësisë para popullit e historisë.Në fund Sejdiu ka shkruar që nuk duhet të harrohet kjo ditë kur të vjen koha për vota dhe zgjedhje.

Postimi i plotë:

Le të mbahet në mendë nga populli! Të mos harrohet se për të shpetuar vehten, deshtën ta kallin vendin. Për t’i ikur përgjegjësisë para popullit e historisë, ishin të gatshëm ta fundosin të ardhmen tonë. Për të përfituar personalisht, ishin të gatshëm ta sakrifikojnë të ardhmen e fëmijëve tanë. Për t’ia zgjatur vetit pushtetin edhe disa ditë, deshtën të na prishin me miqtë tanë më të mirë. Mos ua harroni këtë kur ju trokasin në derë dhe ua kërkojnë vot

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme