Sekretari Pompeo filloi vizitën në Lindjen e Mesme

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo filloi vizitën në Lindjen e Mesme për bisedime me zyrtarë të rajonit, që kanë për qëllim rritjen e presionit ndaj Iranit.

Turneu i sekretarit Pompeo vjen në kohën e shqetësimeve në rritje lidhur me planet amerikane për tërheqjen e forcave ushtarake nga Siria, transmeton Associated Press.

Ndalesa e parë e Pompeos është Jordani, ndërkaq më pas do të vizitojë Egjiptin dhe vendet tjera të Gjirit Persik.

Pompeo iu tha gazetarëve se planifikon të bisedojë lidhur me “modalitetet e presionit” ndaj Iranit, të cilin Uashingtoni e quan sponsorizues të terrorizmit

Të ngjashme