Serbia paralajmëron referendum për Kosovën, zgjidhje apo komplikim i çështjes

Prishtinë | 28 Jan 2018 | 10:52 | Nga

Referendumi për çështjen e Kosovës nuk është opsion për zgjidhjen e saj. Disa nga politikanët e këtij vendi me hile e cilësojnë deklarim të lirë e demokratik për zgjidhjen e çështjes ashtu siç do ta propozojnë politikanët.

“Nuk është ikje nga përgjegjësia”, i tha RTS-së ministri Rasim Lajiq, transmeton Koha.net.

RTS rikujton sot deklaratën presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas kthimit nga vizita e fundit në Kosovë, i cili paralajmëronte mundësinë e referendumit përmes të cilit qytetarët do të të deklaroheshin për çështjen e Kosovës.

Siç thekson ky medium publik i shtetit serb, nëse ndryshon preambula kushtetuese në të cilën nuk do të përmendej Kosova, do të jetë punë e referendumit, që do të ishte detyruese.

Në Serbi pushteti më 1992 përmes referendumit i pyeti qytetarët për amendamentet në Kushtetutë, gjashtë vjet më vonë nëse ishin për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të huaj në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, kurse më 2006 ata u deklaruan për Kushtetutën e re, transmeton Koha.net raportimin e transmetuesit publik të Serbisë.

Sipas ministrit Lajiq, këto janë referendume të “teledirigjuara”,që i kishim në të kaluarën, nga të cilat priten përgjigje çfarë ua prezanton pushteti qytetarëve përmes fushatës së vet.

“Këtu edhe po deshët të trilloni është e vështirë, duke pasur parasysh nivelin e lartë të polarizimit që tërheq me vete çështja e Kosovës”, është shprehur Lajiq, transmeton Koha.net.

Nëse do të ketë referendum dhe me çfarë pyetje, do të bëhet e qartë pas pranverës, deri kur duhet të zgjasë dialogu i brendshëm (për Kosovën – sqarim ynë), shton RTS.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme