Serbit i konfiskohen 1.500 kilogramë kanabis në kufi me Bullgarinë

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Policia kufitare në Bullgari ka konfiskuar 1.500 kilogramë substancë narkotike të llojit kanabis, në kufi me Serbinë.

Gjatë një kontrolli të zakonshëm, oficerët kanë arrit që ta gjejnë kanabisin e fshehur brenda një kamioni, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa shoferi serb i kamionit, i cili është duke u kërkuar nga autoritetet, ka arrit që të largohet duke u futur brenda një pylli që ndodhet pranë qytetit Slivnitsa.

“Identiteti i tij është i njohur dhe së shpejti do të lëshohet një urdhër-arrest nga autoritetet europiane”, ka thënë shefi i policisë kufitare, Georgi Kostov.

Të ngjashme