Ekonomia Online
FUNDIT

Shaqiri, Xhaka dhe Zeqiri në listën e Zvicrës për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”

Shaqiri, Xhaka dhe Zeqiri në listën e Zvicrës për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të udhëtojnë në Serbi për t’u përballur me Bjellorusinë. Tre futbollistët janë ftuar nga selektori i Zvicrës, Murat Yakin, për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”, atë kundër Bjellorusisë dhe Izraelit. Zvicra më 25 mars e luan në Novi Sad ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 […]

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të udhëtojnë në Serbi për t’u përballur me Bjellorusinë. Tre futbollistët janë ftuar nga selektori i Zvicrës, Murat Yakin, për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”, atë kundër Bjellorusisë dhe Izraelit.

Zvicra më 25 mars e luan në Novi Sad ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 kundër Bjellorusisë. Bjellorusia është nikoqire në Novi Sad, pasi nuk lejohet të organizojë ndeshjet në territorin e saj për shkak të përfshirjes në pushtimin rus të Ukrainës. Kjo ndeshje i takon grupit të eliminatoreve për “Euro 2024”.

Në grup me Zvicrën e Bjellorusinë janë edhe Kosova, Izraeli dhe Andorra.

Aufgebot / Sélection / Convocazione

?? ???
? 25.3 ? 18:00
?️ Novi Sad/SRB

??? ??
? 28.3 ? 20:45
?️ Stade de Genève
?️ https://t.co/LvDlnGCOl1 pic.twitter.com/2x4cbsIdy7

— ?? Nati (@nati_sfv_asf) March 16, 2023

Të ngjashme