SHBA kërcënon Dodikun me avionë F-16, pasdite stërvitja me ushtrinë e Bosnjës për të penguar agresionin e mundshëm

Prishtinë | 08 Jan 2024 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Dy avionë F-16 Fighting Falcons të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kryejnë stërvitje dypalëshe ajër-tokë me forcat me shërbim të kualifikuar për të drejtuar veprimet e avionëve ushtarakë të ushtrisë së Bosnjë e Hercegovinës në Tuzla dhe rajonin e Brckos pasditen e sotme.

“Ky trajnim dypalësh është një shembull i bashkëpunimit të avancuar ushtarak që kontribuon në paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, si dhe demonstron përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të garantuar integritetin territorial të BeH përballë aktivitetit anti-Dayton dhe secesionist.
Shtetet e Bashkuara kanë nënvizuar se Kushtetuta e BeH nuk parashikon të drejtën e shkëputjes dhe do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Sarajevë.

Kjo vjen pas deklaratave të përsëritura edhe së fundmi nga presidenti i Republika Srpska-s në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik se do ta shpallë shkëputjen e entitetit.

Ambasada Amerikane thotë se “veprimtaria e trajnimit është pjesë e përpjekjeve të forcave të SHBA-së për të shkëmbyer taktika, teknika dhe procedura me AFBiH”.

Të ngjashme