Shefi i Shtatmadhorisë së Serbisë nuk e “përjashton angazhimin ushtarak në veri të Kosovës”

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, gjeneralkoloneli Millan Mojsilloviq i tha RST-së në lidhje me praninë e shtuar të policisë në veri të Kosovës (regjimi i Beogradit Republikës së Kosovës vazhdimisht i drejtohet me Kosova e Metohija, me pretendimin se kështu e konsideron pjesë të Serbisë – v.j) se atje situata e sigurisë atje është stabile, por e paparashikueshme dhe se si ushtarak nuk mund të përjashtojë mundësinë e angazhimit ushtarak, transmeton Koha.net.

“Përgjegjësia i bie pjesëtarëve të KFOR-it që të sigurojë gjendje stabile në gjithë territorin e Kosovës. Ne jemi të interesuar për qytetarët tanë jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në jug, në gjithë territorin e Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas tij, ka komunikim të rregullt me KFOR-in, si dhe shkëmbim të vazhdueshëm të informacioneve.

“Presidenti i Republikës (e ka fjalën për Aleksandar Vuçiqin – v.j) është i përcaktuar për zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës, prandaj momentalisht nuk po shqyrton ndërhyrjen ushtarake për zgjidhjen e kësaj çështjeje, por unë si ushtarak këtë mundësi nuk mund ta përjashtoj” , ka thënë Mojsilloviq.

Gjenerali, siç raporton RTS, është shprehur se nuk mund të thotë se gjendja e ushtrisë është e zakonshme, meqë përgjatë gjithë vijës administrative me Kosovën, siç e quan ai kufirin, ushtria është e sistemuar në detyra.-

Kur është fjala për gatishmërinë e ushtrisë, Mojsilloviq ka thënë se “kjo bën pjesë në tema më të kthjellëta”.

e Serbisë, thënë figurativisht, është më e fortë se në ditën e djeshme, ndërsa do të jetë edhe më e fortë nesër në krahasim me sot. Ka në dispozicion 14 “Miga”, nga të cilët 10 në Serbi, ndërsa 4 janë për remont në Bjellorusi”, ka thënë Mojsilloviq, dhe ka shtuar se “Serbia për nga këto tipa fluturakesh thuaja është në nivelin e dikurshëm të RSFJ-së”. “Po presim edhe arritjen e helikopterëve”, ka thënë gjenerali.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme