Shënohet Dita e Dëshmorëve të Ferizajt me homazhe dhe akademi përkujtimore

Ferizaj | 28 Sht 2022 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Në Teatrin e Qytetit “Adriana” në Ferizaj po shënohet Dita e Dëshmorëve.

Shënimi i kësaj dite nisi me homazhe në varrezat e dëshmorëve nga ora 10:00, ndërsa tani po mbahet akademi përkujtimore me fjalime e pjesë artistike.

Pjesë e ngjarjes së organizuar nga kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, janë Organizata e Veteranëve të Luftës, deputetët si Rashit Qalaj dhe Elmi Olluri, përfaqësues të institucioneve lokale, si dhe familjarë të dëshmorëve e pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë ditës do të ketë edhe parakalim me motoçikleta në Jezerc dhe orë letrare në qytet.

Për nder të kësaj dite, komunarët e kanë pushim. Vendimi për këtë ditë pushim është paraparë edhe me statusin e komunës.

Të ngjashme