Shërohet 80 vjeçari nga Istogu që doli pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Një lajm i mirë për të gjithë banorët e Istogut ka ardhur nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Mujë Osmanaj.

Ai ka bërë me dije se është shëruar dhe liruar në shtëpinë e tij pacienti me inicialet B.B që vjen nga fshati Sudenicë.

Pacienti i shëruar ishte i moshës 80 vjeçare.

Ai tutje ka bërë me dije se pesë persona të tjerë të cilët rezultojnë pozitivë me Covid, janë në gjendje stabile dhe po qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Lajm i mirë per qytetarët e Istogut sot është shërimi dhe lirimi në shtëpi i pacientit B.B. me dg.covid-19 nga…

Gepostet von Mujë Osmanaj am Freitag, 24. April 2020

Të ngjashme