Sherr me mjekët në spital, arrestohet 28- vjeçari

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Një 28 -vjeçar në Elbasan është arrestuar pas një konflikti me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit.

Në pranga u vu shtetasi D.K., banues në Elbasan.

Ky shtetas ka shkuar në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor”.

Pas marrjes së njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme